Kritika e Mustafës për Gjykatën Speciale pëlqehet nga Hoti dhe zyrtarë të lartë të PDK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dje ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar dy ngjarje, një në Kosovë dhe tjetrën në Shqipëri.
Ai ka kritikuar gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale dhe vendimin për arrest shtëpiak ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër dhe ish-presidentit të Shqipërisë.
Statusi i Mustafës është pëlqyer nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.
“Lajk” këtij statusi i kanë bërë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behrami, Bujar Cakolli dhe zyrtarë tjerë të PDK-së.
Gjithashtu, statusi i Mustafës është pëlqyer edhe nga deputet të partisë së Sali Berishës.


Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte shkruar se është vështirë të krenohet Kosova dhe Shqipëria kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit.
“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM”, ka shkruar Mustafa.