Kreu u Prizrenit pas tërmetit në Shqipëri: Qoftë i fundit
Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, ka reaguar pas tërmetit i cili në orët e mbrëmjes ka goditur Shqipërinë.
I pari i Prizrenit, ka uruar që ky të jetë tërmeti i fundit.
“Qoftë tërmeti i fundit! Shtetas ruani njëri tjetrin në ditë të vështira!” – ka shkruar Totaj.
Kujtojmë se dy tërmete janë regjistruar brenda pak minutash në Tiranë, njëri me magntudë 4.7 shkallë, ndërsa tjetri 4.1 shkallë, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetar.