Kreu i Kishës Ortodokse Serbe: Bëjmë thirrje për dialog, ka vend për të gjithë në Kosovë.
Patriarku Porfirije, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ka folur për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Porfirije ka ftuar për dialog me shqiptarët, duke shtuar se ka vend për të gjithë në Kosovë.
“Jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të revizionizmit historik. Por këtu nuk bëhet fjalë as për revizionizëm, kur viktimat dhe kriminelët ndërrojnë vendet. Ndërtime krejtësisht fiktive, imagjinare janë në punë për vendet e shenjta serbe. Të udhëhequr nga dashuria e Krishtit, ne bëjmë thirrje për dialog ndërmjet shqiptarëve të Kosovës, sepse ashtu siç ka vend për të gjithë në Kosovë, ka gjithmonë edhe hapësirë për dialog për jetën e njerëzve në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton “Tanjug”.