Krenohet Vetëvendosja: Çdo ditë ka operacione kundër krimit të organizuar - NACIONALE

Krenohet Vetëvendosja: Çdo ditë ka operacione kundër krimit të organizuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në facebook, është krenuar me veprimet e qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në postimin e tyre thuhet se çdo ditë ka aksione kundër krimit të organizuar.

POSTIMI:

Për çdo ditë ka operacione dhe veprime kundër krimit të organizimit. Qeveria jonë është e pozicionuar në frontin antikrim dhe antikorrupsion.

Çdo aktivitet kriminal pengon jetën e mirëqenien e secilit dhe zvogëlon dukshëm gjasat për përparim shoqëror dhe për barazi.

Është pra e pakompromistë goditja e grupeve kriminale dhe parandalimi i aktiviteteve kriminale e korruptive.

Lajme të ngjashme