Kremlini: Rusia ende duhet ta “çlirojë” Ukrainën lindore e jugore - NACIONALE

Kremlini: Rusia ende duhet ta “çlirojë” Ukrainën lindore e jugore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se Rusia edhe është e vendosur për të marrë nën kontroll pjesë të Ukrainës lindore e jugore, të cilat presidenti Putin i ka shpallur të vetat.

Presidenti rus kishte njoftuar se kishte aneksuar katër rajone ukrainase – Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk – pas mbajtjes së referendumeve, që nga Perëndimi janë cilësuar si jolegjitime, për ta pretenduar mandatin për synimet e tij territoriale.

Sidoqoftë, Moska nuk ka kontroll të plotë në asnjërën nga katër provincat për të cilat thotë se i ka aneksuar. Zëdhënësi Peskov u duk sikur caktoi një kufi të territorit ukrainas që Rusia tani synon ta marrë.

Kur u pyet nëse Rusia planifikon që të marrë më shumë territore, përtej katër rajoneve, Peskov-i u përgjigj: “Nuk bëhet fjalë për këtë. Të paktën, nuk ka pasur deklarata për këtë gjë. Sidoqoftë, ka shumë punë përpara për t’i çliruar territoret. Në një numër të rajoneve të reja të Federatës Ruse ka territore të pushtuara që duhet të çlirohen.”

“E kam fjalën për një pjesë të Republikës së Donetskut si dhe për atë që u bë pjesë e Federatës Ruse, dhe pastaj u ripushtua nga trupat ukrainase”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme