Kremlini paralajmëron për konflikt, nëse vendet e NATO-s dërgojnë trupa në Ukrainë - NACIONALE

Kremlini paralajmëron për konflikt, nëse vendet e NATO-s dërgojnë trupa në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kremlini ka sugjeruar se konflikti mes Rusisë dhe NATO-s do të bëhej i pashmangshëm, nëse vendet evropiane të kësaj aleance dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

“Vetë fakti i diskutimit të mundësisë për dërgimin e kontingjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATo-s është një element i ri shumë i rëndësishëm” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet.

Kur u pyet nga gazetarët se cili do të ishte rreziku për konflikt të drejtpërdrejtë Rusi – NATO, nëse vende të aleancës dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, Peskovi tha: “Në atë rast, ne nuk do të duhej të flisnim për mundësinë, por për pashmangshmërinë [e një konflikti të drejtpërdrejtë]”, raporton agjencia “Reuters”.

Suedia, Polonia dhe Çekia e kanë distancuar veten pas deklaratës së presidentit francez rreth mundësisë së dërgimit të trupave në Ukrainë.

Ushtria ukrainase ka raportuar për mungesë të armëve dhe municionit, ndërsa ngërçi po e hap rrugën për fitore ruse në fushën e betejës.

Lajme të ngjashme