Krejt truç: Mërgimtarët shtyhen për ta takuar Kurtin në Mynih
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një video, përmes se cilës shihen një numër i madh i njerëzve që janë grumbulluar për ta takuar kryeministrin, Ablin Kurti.
Manxhuka ka njoftuar se ky tubim është mbajtur në Mynih të Gjermanisë, duke njoftuar se tubimi i radhës pritet të mbahet në Shtutgart.
“Pas tubimit madhështor në Mynih të Gjermanisë në shkrepje të shumë fotografive me bashkatdhetarë pak para nisjes për në tubimin tjetër në Shtutgart. Gjithnjë me popullin.” – ka shkruar Manxhuka.