“Krejt në fund, fillimi i fundit”, analiza e çuditshme e Gashit: Në Bruksel do të jetë vapë e madhe - NACIONALE

“Krejt në fund, fillimi i fundit”, analiza e çuditshme e Gashit: Në Bruksel do të jetë vapë e madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Gashi, analist në Kanal10, ka bërë një deklaratë të çuditshmë, në lidhje me dialogun. Gjersa po fliste për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, z. Gashi vlerësoi se ky është “krejt në fund, fillimi i fundit”.

Madje, ai ka theksuar se në Bruksel do të jetë vapë e madhe për liderët politikë, pra për kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Prandaj besoj që kjo e hënë është krejt në fund fillimi i fundit. Kjo nënkupton që s’ke ku me ikë as zoti Kurti, as zoti Vuçiq, se rrethanat gjeostrategjike janë të tilla dhe në esencë, në kuptimin pozitiv, janë manipuluar, është luajtur mjaftë qoftë më zhagitjen, qoftë me mosimplementimin, qoftë me kundërshtimet politike për Asociaiconin. Prandaj nuk do të jetë shumë nxehtë, por vapë shumë e madhe.” – tha ai.

Lajme të ngjashme