Krejt Kosova diskuton rreth kushtëzimit francez për viza, Fitore Pacolli flet për Raport të Progresit
Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, ka injoruar debatin që po zhvillohet për kushtëzimin francez rreth liberalizmit të vizave për Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka zgjedhur të shkruaj për gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën.
“Një element prej shumë tjerëve që e veçon Kosovën për të mirë në raportin e Komisionit Evropian është: Nuk është evidentuar NDIKIM POLITIK në drejtësi; administratë - në procese të rekrutimit/punësimit të shërbyesve civil; RTK; Edukim etj. Ndikimi politik është vlerësuar shqetësues në shumë shumë sektor në të gjitha raportet e kaluara”, ka shkruar Pacolli.