“Krejt e drejt - dështim historik”, Lushaku-Sadriu: VV-ja do të mbahet në mend për mashtrimin dhe korrupsion - NACIONALE

“Krejt e drejt - dështim historik”, Lushaku-Sadriu: VV-ja do të mbahet në mend për mashtrimin dhe korrupsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, qeverisjen e VV-së e ka cilësuar si dështim historik.

Ajo ka bërë me dije se për këto vite kjo parti ka dëshmuar se nuk ka asnjë ide për qeverisje.

Në profilin e saj në “Facebbook”, zyrtarja e LDK-së ka shkruar se Qeveria Kurti do të mbahet në mend për mashtrimin të qytetarëve, për korrupsionin dhe për humbje të aleatëve perëndimor.

“Krejt e drejt’- dështim historik. Për kaq pak vjet qeverisje, u dëshmua se VV-së, as ajo ‘krejt e drejt’, e as propaganda e montuar fake, nuk i ka dhënë mend e vizion për me i zgjidhë problemet e qytetarëve. VV dëshmoi se: s’ka idenë e qeverisjes në asnjë politikë; e futi vendin në sanksione ndërkombëtare; i varfëroi qytetarët; i mbrojti dhe mirëmbajti të korruptuarit; vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, POR e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet”, ka shkruar ajo, duke shtuar se shteti nuk do t`i nënshtrohet një partia.

“VV do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve; për korrupsionin e qindra milionëve; për humbjen e miqve dhe sovranitetin e paushtruar! Kosova do të mbijetojë! Shteti nuk i nënshtrohet një partie, me mendësi totalitare!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme