Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e ditës: 20 korrik 2022
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje; informohet lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë – PVPIS. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Komisioni për Buxhet shqyrton Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim; Raportin me rekomandime për 19 projektligje nga fusha e bujqësisë, si dhe Raportin Vjetor Financiar të KPM-së. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Organizata INPO publikon raportin “Ligjshmëria dhe transparenca në anulimin e tenderëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Shoqata “Mjedra e Kosovës” organizon ngjarjen fushore në plantacionin e mjedrave, në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”. (Fshati Reçan, Prizren)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për FSK-në dhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. Në rend dite janë 24 pika. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton të gjeturat nga analiza e kontratave të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për furnizim me oksigjen. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Një grup i federatave sportive dhe delegatë të Asamblesë së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) mbajnë konferencë për medie në lidhje me vendimet e paligjshme dhe ndërhyrjet në autonominë e federatave sportive nga MKRS-ja dhe drejtuesit e KOK-ut. (Hotel “Sirius”)
12:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja, mbajnë konferencë për medie me temën “Raporti i qeverisë qendrore me komunat”. (Selia Qendrore e AAK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, shqyrton CV-të për angazhim të ekspertëve dhe kategorizon listën e dëshmitareve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
14:00
Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me drejtuesit e KEDS-it, për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend. (Zyrat qendrore të KEDS-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.