Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovē - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovē

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Xhoshua Majk do të flasë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Ora 9:30)

Grupi për Ballkan publikon raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit. (Ora, 09:45)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale të fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi përkrahur nga Këshilli Danez për Refugjatë financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje". (Ora 10:30)

Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Rexhepi, mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. (Ora 12:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në cilën do të shqyrtojë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore ku do të publikohet edhe një raport analitik i cili trajton ndryshimet e fundit si dhe çështjet lidhur me financimin politik që duhet adresuar në kuadër të reformës zgjedhore. (Ora 13:30)

Lajme të ngjashme