Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 10 dhjetor
10:00
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizon hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
12:00
Avokati i Popullit shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës)
13:00
Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me drejtuesit më të lartë të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), mban konferencë për medie. (Hotel “Swiss”, Prishtinë)
15:30
Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë organizojnë ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri për edicionin 2022/23. (Palestra e Gjimnazit “Bedri Pejani”, Pejë)