Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2022.
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje për organizimin e punës së mëtejme të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 9:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. ( ora 10:00)
Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën: “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (ora 10:00)
Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet për 1 vjetorin e qeverisjes së Përparim Ramës ku pas ekspozitës, do të ketë konferencë për media. (Sheshi "Nënë Tereza", te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:30)
Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 61. (ora 12:30)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data i cili do të shërbejë për të diskutuar rreth politizimit të pozitave publike nga anëtarë të partive politike. ( ora 13:00)
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban FOL Hapur me Ambasadorin e Amerikës Jeffrey M. Hovenier. (ora 14:30)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! më 7 Dhjetor 2022, organizon tryezë diskutimi lidhur me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (ora 15:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 15:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e ndarjës së çmimeve vjetore të gazetarisë. (ora 15:00)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare prezanton studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit - Rritja e investimeve”. (ora 17:00)