Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën e dytë të punimeve të Konferencës Ndërkombëtare “Arkeologjia e Ballkanit”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:30)

Në kuadër të Ditës së Kujtimit të viktimave të trafikut rrugor Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizon tryeza me temë “Drejtësia për aksidentet në Kosovë”. (Ora 10:00)Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”, në një bashkëbisedim të hapur me përfaqësues politik dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga organizatat shqiptare e serbe si dhe me pjesëmarrës nga misionet ndërkombëtare. (Ora 10:00)

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, e shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, do të flasë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore, si pjesë e aktivitetit të USAID-it Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat. (Ora 10:00)Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitaret nga bordi i ZRRE-se për periudhën 2008-2013. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Qendra Ditore për fëmijët në situatë rruge në Prishtinë organizon një program me aktivitete, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve me moton “Le të dëgjojë bota dëshirat dhe kërkesat tona!”, fëmijët e kësaj qendre do të bëjnë thirrje për gjithëpërfshirje. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

Ambasadori i Francës, Olivier Guérot viziton Institutin e Trajnimit Profesional të KTC-së. (Instituti i Trajnimit Profesional KTC në Fushë Kosovë, ora 11:00)– Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Gjilanit mban takimin kulturor për Adem Demaçin. (Salla e kuqe e Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 12:00)Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Transfere dhe Punë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:15)

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)Organizata ‘Oaktiv’ organizon lansimin e projektin ‘Ec me këmbët e tyre!’, i mbështetur nga programi ReLoAReLOaD2. (Sheshi i Qytetit të Podujevës, ora 13:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media lidhur me masat për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për Qytetarët – Thirrja e Dytë. (Ministria e Ekonomisë, ora 13:00)Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Gjakovë, ora 14:00)

Kombëtarja e Ishujve Faroe mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 16:00)Kombëtarja e Republikës së Kosovës mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30)

Lajme të ngjashme