Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës: 8 nëntor 2022

09:00

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë diskuton për caktimin dhe organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

09:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, organizon konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) *** EO.

10:00

Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restorant “Vila Gërmia”, Prishtinë) ***

10:00

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit)

Lajme të ngjashme