Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës: 27 tetor 2022

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes) 09:00

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë. (Te Shkolla e Gjelbër, Prishtinë) 09:00.

Qendra e LVV-së në Prishtinë mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë) 09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 09:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKI-së shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) 09:00

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit, mbajnë konferencë për medie. (Para ndërtesës së Presidencës) 10:00

Kuvendi mban seancën plenare. Në rend dite janë Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike etj. (Ndërtesa e Kuvendit). 10:00

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 10:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë) 10:30

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, mban konferencë për medie lidhur me Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë. (Objekti i MPB-së), 12:00

Lajme të ngjashme