Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 26 tetor 2022

CEF (Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni), nё bashkëpunim me FMN-nё, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës do të mbajnë workshopin ndërkombëtar lidhur me Përmirësimin e Menaxhimit të Borxhit Tatimor. Marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, si dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Ora, 09:00, rishtinë)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar tw Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaji Marigona Osmani. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 10:00)

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), për Ballkanin Përendimor Mateo Colangeli, drejtori i Zyrës së BERZh-it, në Kosovë Neil Taylor bëjnë inaugurimin e projektit “Hyrja në Prizren”. (Rruga rajonale Prizren-Gjakovë, afër përmendores në Landovicë, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Lajme të ngjashme