Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2022.

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

Organizata “EcoKosWomen” organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Komiteti për Arsim i Kuvendit Komunal të Rahovecit mbajnë mbledhjen e dytë në të cilën do të përpilojnë listën e shkollave. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: Analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”. (Zyret e GLSP-së, 11:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës lansojnë fushatë “SOS Mik”. (Objekti i SOS Fshatit të Fëmijëve, ora 11:30)

Deputetja e Parlamentit Europian, znj. Svenja Hahn, nga radhët e Partisë Liberale gjermane dhe nga deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa mbajnë konferencë për shtyp. (Hotel Sirius, ora 12:15)

Oda e Avokatëve të Kosovës bën inagurimin e objektit të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, Prishtinë, ora 15:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Në hapje do të shfaqet dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë”. (Kino “ABC”, ora 20:00)

Lajme të ngjashme