Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ju njohim me ngjarjet kryesore për ditën e sotme

7 tetor 2022

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese e bën shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me kushtetutë dhe ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00)

Sekretari gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis, takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. (Komuna e Prishtinës, në orën 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) e publikojnë përmbledhjen “Dispozitat për koston e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore në Ligjin e Punës”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë, në orën 10:00)

Sekretari gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis, takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (MKRS, në orën 11:00)

Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren, shpërndahen pako për fëmijë me aftësi të kufizuara, donacion nga Turqia. Marrin pjesë konsulli turk, Serdar Özaydin dhe atasheu Şerafettin Turan. (Shkolla “Ymer Prizreni”, Prizren, në orën 11:00)

Lajme të ngjashme