Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet kryesore të datës;

4 tetor 2022

  • 08:30Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë.
  • 09:00Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës.
  • 10:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale.
  • 10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020-2022.

  • 10:00Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë-Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.
  • 11:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Të ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca.
  • 11:00Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shënojmë 4 Tetorin, “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”.

  • 11:00Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, shfaqet Filmi “Sffaragette”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
  • 12:00Ministri i Punës dhe i Transfereve Hekuran Murati, viziton Portin e Durrësit së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Delina Ibrahimaj. Ministrat do të shoqërohen nga Drejtorët e Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli. Në ora 12:30 ministrat mbajnë konferencë për medie.
  • 12:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton në parim Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve.

Lajme të ngjashme