Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet kryesore që pritet të zhvillohen sot:
- 09:00Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë mban ditën e dytë të konferencës “Mjediset e shëndetshme”.
- 10:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Hekuran Muratin, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ymer Fejzullahun, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
10:00Me rastin e shënimit të Dates Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, UNFPA organizon tryezë lidhur me gjendjen e të moshuarve në Kosovë dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre sociale.- 10:00Mbahet takim i parë i Komitetit kyç për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore.
- 10:00Mbahet mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Prizrenit.
- 10:15Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me ndërmarrjet publike.
- 12:00Balkan Green Foundation (BGF) mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor:
- 13:00Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ kryetarët e komunave të regjionit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi.
- 15:00Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, takohet me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi. Pas takimit të dy do t’u drejtohen mediave.
- 17:00Mbahet ceremonia e lansimit të programit “Kosova, shtet i xhudos”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.