Krastrati: Kushtet në QKUK janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë - NACIONALE

Krastrati: Kushtet në QKUK janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati ka njoftuar se e ka kaluar me sukses një operim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, në Klinikën e Ortopedike.

Krastrati ka bërë të ditur se stafi në këtë klinikë janë në nivele të lara të profesionalizmit dhe përgjegjësisë, por sipas tij ata punojnë me paga të ulëta dhe në kushte të mjerueshme.

Ai tutje është shprehur se disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë.

Deputeti i DPK-së tutje i ka reaguar qeverisë së Kosovës, duke i thënë se si është e mundur që për 4 vite nuk është rregulluar asnjë gjë.

Postimi i plotë:

Miq,

pas qëndrimit në QKUK përfundova me sukses edhe operimin e radhës.

Për operimin e dytë të suksesshëm dua ta falenderoj Dr. Pleurat Sejdiun dhe gjithë stafin mjekësor në klinikiën ortopedike.

Stafi mjekësor aty është në nivele të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë, mirëpo ata punojnë me paga të ulëta dhe në kushte të mjerueshme.

Disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë.

Për këto dhe arsye tjera mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova.

Nëse regjimi i Kurtit thotë se pas 20 viteve "shkatërrim" nuk mund të rregullohen gjërat për katër vite, atëherë pyetjet që shtrohen janë:

1. Si ka mundësi që për katër vite nuk kanë blerë së paku çarshafë për shtretër?

2. Pse nuk ka pajisje elementare higjienike nëpër banjo dhe pse ato kundërmojnë?

3. Si ka mundësi për katër vite mos të ndërrohen dritaret e thyera nëpër dhoma të pacientëve?

4. Pse nuk ka poça elektrik në disa dhoma apo koridore?

5. Pse nuk ndërrohen shtretërit e thyer e jofunksional?

6. Pse nuk ka hyrje për invalidët apo posa të operuarit në disa klinika?

Etj, etj, etj ...

Lajme të ngjashme