Krasniqi: Zbritja e pagës për ditët e pjesëmarrjes në grevë nuk është e jashtëligjshme - NACIONALE

Krasniqi: Zbritja e pagës për ditët e pjesëmarrjes në grevë nuk është e jashtëligjshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristi i njohur Albert Krasniqi ka deklaruar se deklaruar se zbritja e pagës për ditët e pjesëmarrjes në grevë nuk është e jashtëligjshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se parimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për të Drejtën për Grevë, nuk e kundërshtojnë zbritjen e pagës për secilën ditë të pjesëmarrjes në grevë me 1/30 e pagës mujore.

Statusi i plotë i Krasniqit:

Dy anët e medaljes së grevës

Njëra anë:

Kërkesat e sindikalistëve për shtesë të pagës janë të drejta. Po ballafaqohemi me inflacionin më të lartë në dekadat e fundit. Me kosto shtesë për të gjetur alternativa për furnizim me energji elektrike, e menduar për dimrin që kemi përpara. Në raste si këto, dora e shtetit duhet të ndihet.

Në vend të saj, Qeveria ka mbyllur edhe veshët. Krekoset çdo ditë se si vendi ynë është duke përjetuar zhvillim të “pashembullt” ekonomik, por që nuk është në gjendje që këtë zhvillim të pretenduar ta kthej në mirëqenie për shtetasit e saj.

Ana tjetër:

Zbritja e pagës për ditët e pjesëmarrjes në grevë nuk është e jashtëligjshme. Parimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për të Drejtën për Grevë, nuk e kundërshtojnë zbritjen e pagës për secilën ditë të pjesëmarrjes në grevë me 1/30 e pagës mujore. Nëse zbritja do të ishte më e lartë sesa shumë që mund të fitohet brenda muajit, atëherë do të kishte karakter ndëshkues.

Lajme të ngjashme