Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë pas gjashtë muajsh: Keni të fala të gjithë, pa përjashtim
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së e insitucional, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Krasniqi ka bërë të ditur se kjo vizitë vie pas gati gjashtë muajsh. Ai ka thënë se Thaçi e Veseli ishin me moral të lartë dhe bësimplotë në të drejtën e tyre.
Tutje Krasniqi ka thënë se deri në ditën e madhe të rikthimit të tyre në atdhe, dy çlirimtarët kanë çuar të fala për të gjithë, pa dallim.
E plotë:
Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.
Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.
Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.
Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë - që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.
Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë.
Pa dyshim, dielli do të lind përsëri