Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Krenaria jonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një vizitë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët po mbahen në Hagë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se shprehi respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre.
“Liria jonë - ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë - ishte misioni i tyre. Kosova - ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë - ata janë krenaria jonë.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
Liria jonë - ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë - ishte misioni i tyre. Kosova - ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë - ata janë krenaria jonë.
Dielli do të lind përsëri!