Krasniqi viziton Nasim Haradinajn, i uron lirimin e kthimin nga Haga - NACIONALE

Krasniqi viziton Nasim Haradinajn, i uron lirimin e kthimin nga Haga

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot Nasim Haradinajn, i cili para pak ditësh u lirua nga burgu.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, tha se sot e kanë vizitur në Gllogjan, ku Haradinajt i uruan kthimin pranë familjes e shoqërisë.

“Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë.” – ka shkruar tutje Krasniqi.

Postimi i plotë:

U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga.

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.

Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë.

Mirë se vjen, Nasim.

Lajme të ngjashme