Krasniqi uron qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të Ramazanit - NACIONALE

Krasniqi uron qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të Ramazanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Krasniqi iu ka uruar qytetarëve agjërim të lehtë, paqe në zemrat tuaja dhe begati në familjet tuaja.

Të dashur qytetarë të besimit islam,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë, paqe në zemrat tuaja dhe begati në familjet tuaja. Ky muaj është kohë reflektimi, mirësie dhe solidariteti, ndaj qoftë një mundësi për të forcuar vlerat e dashurisë, respektit dhe unitetit mes nesh.

Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme