Krasniqi: Unë e kam anëtarësuar Rugovën në Këshillin Nismëtar dhe e kam propozuar për kryetar të LDK-së - NACIONALE

Krasniqi: Unë e kam anëtarësuar Rugovën në Këshillin Nismëtar dhe e kam propozuar për kryetar të LDK-së

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, ka bërë me dije se ai e ka anëtarësuar Ibrahim Rugovën në Këshillin Nismëtar të kësaj partie.

Krasniqi ka treguar se është pikërisht ai që e ka propozuar Rugovën për kryetar të LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se së bashkua me Rugovën kanë punua 11 vite.

“Rugova dhe unë kemi punuar bashkë mbi 11 vite, ai kryetar e unë sekretar në ShSHK. E kemi marrë drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve për një ditë, në shkurt të vitit 1988 dhe e kemi dorëzuar për një ditë, në shtator të vitit 1999, pra, pas çlirimit. Pra 11 vite kemi punuar bashkë, në çdo betejë me shkrimtarët serbë e në cdo punë kulturore e politike në Kosovë. E dyta, në LDK kemi hyrë bashkë. Bile formalisht unë e kam anëtarësuar atë në Këshillin Nismëtar, ndërsa në Kuvendin Themelues, si kryetar i Komisionit kandidues, unë e kam propozuar për kryetar të LDK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme