Krasniqi thotë se pushteti ka dështuar edhe në Kuvend: Paaftësi e skajshme, pushtet i dobët
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar sjelljen e pushtetit në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se pushteti aktual ka dështuar edhe në Kuvend, në seancat plenare dhe komisione parlamentare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Qeveria Kurti po karakterizohet me paaftësi të skajshme.
“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend - në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme - pushtet i dobët!”, ka shkruar Krasniqi.