Krasniqi takon Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, diskutojnë për bashkëpunimin mes vendeve - NACIONALE

Krasniqi takon Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, diskutojnë për bashkëpunimin mes vendeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali. Në takim, kreu i PDK-së bëri të ditur se u diskutua për “zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve”.

Postimi:

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot prita Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali.

Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese. Zonjën Vakali e falënderova për vizitën dhe diskutimin konstruktiv.

Lajme të ngjashme