Krasniqi takon Presidentin Begaj: I ofrova mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të PDK-së - NACIONALE

Krasniqi takon Presidentin Begaj: I ofrova mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të PDK-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Krasniqi ka thënë se Begajn e uroi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë të takoj Presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës, të cilin e urova për detyrën e re dhe i ofrova mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës, në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim, Presidentin e urova edhe për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e cila është jo vetëm arritje e madhe për shtetin shqiptar, por edhe një hap i rëndësishëm për tërë rajonin në avancimin e kërkesave dhe të drejtave tona“, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Kujtojmë se deri më tani vetëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është takuar me presidentin e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lajme të ngjashme