Krasniqi takon kryeministrin maqedonas
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq, sot ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike, në rajon dhe Evropë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë kultivimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërfqinjësor dhe mirëbesimit të ndërsjellë, në rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik.
“Gjatë takimit ritheksova se hapja e negociatave për Maqedonisë e Veriut është lajm i mirë edhe për Kosovën, me shpresën që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë të avancoj sa më shpejtë edhe me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë - e drejtë kjo, e mohuar vite me radhë. Kryeministri Kovaçevski më njoftoi edhe për hapat që ka marrë Maqedonia e Veriut për të përballuar krizën globale ekonomike, e cila në Kosovë po manifestohet me inflacion rekord, rritje të çmimit të energjisë dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.