Krasniqi: Shqiptarët e Luginës s’guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës - NACIONALE

Krasniqi: Shqiptarët e Luginës s’guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Milazim Krasniqi ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se serbët e Kosovës mund të hyjnë e të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

Qe qysh është reciprociteti i Kurtit: shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës, sepse në çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat. Ndërsa serbët e Kosovës, pra të Kosovës, mund të hyjnë e të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia. A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme