Krasniqi së bashku me Hamzën shtrojnë iftar për Tërnavën e bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u - NACIONALE

Krasniqi së bashku me Hamzën shtrojnë iftar për Tërnavën e bashkëpunëtorët e tij nga BIK-u

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me bashkëpunëtoret kanë shtruar iftar për Mytfiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Krasniqi ka shkruar se vlerat që përfaqëson muaji i Ramazanit, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti, janë vlera të cilat duhet t’i çmojmë dhe për të cilat kemi shumë nevojë sot si individë e si shoqëri.

Sonte, kisha kënaqësinë të shtroj iftar për Myftiun Naim Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës, në shenjë nderimi dhe respekti për muajin e bekuar të Ramazanit. Vlerat që përfaqëson ky muaj, si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti, janë vlera të cilat duhet t’i çmojmë dhe për të cilat kemi shumë nevojë sot si individë e si shoqëri. Të mbështesim njëri-tjetrin në rrugë e punë të drejta dhe të frytshme. Agjërim të lehtë gjithësecilit në këtë pjesë të mbetur të Ramazanit!” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme