Krasniqi: Rugova s’ka qenë profet e as tradhtar, por intelektual
Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe ish-themelues i LDK-së, ka folur rreth figurës së Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës dhe udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 90-ta.
Duke folur për Rugovën, Krasniqi ka rezervuar një epitet interesant. Krasniqi e ka quajtur Rugovën një intelektual të futur në politikë.
“Ai nuk ka qenë profet, e as nuk ka qenë absolutisht në asnjë rast tradhtar. Ka qenë një intelektual i futur në politikë” – ka thënë Krasniqi.