Krasniqi: Protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni janë jetike për ekzistencën e shqiptarëve në atë shtet
Analisti Milazim Krasniqi ka bërë me dije se kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë të drejta.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ato duhet të përkrahen nga të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, ato kërkesa janë jetike për ekzistencën dhe përparimin e shqiptarëve në atë shtet.
“Kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë të drejta dhe duhet të përkrahen nga të gjithë shqiptarët, jo vetëm në atë shtet po në mbarë botën shqiptare. Ato kërkesa nuk janë politike, ato janë jetike për ekzistencën dhe përparimin e shqiptarëve në atë shtet”, ka shkruar Krasniqi.