Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, ku shprehu bindjen të, sipas tij, fitorës në shumicën e komuanve.
“Ua them me bindje presim fitore në këto zgjedhje në shumicën e komunave të Kosovës sepse i kemi kandidatët për kryetarë të komunave dhe planprogramet më të mira. Ndërsa nga takimet që i kemi pasë çdo ditë në kryeqytet e nga kjo energji e jashtëzakonshme që po e ndjej sonte këtu po shihet qartë se është edhe Koha për Prishtinën, është edhe Koha për Uranin”, ka thënë Krasniqi.
Në vijim të fjalës së tij, ai u ndal edhe te procesi gjyqësor në Hagë, duke shprehur besimin se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin të pafajshëm.
Krasniqi tha se populli i Kosovës pret një “fitore të drejtësisë” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.