Krasniqi përkujton Triumf Rizën: Nuk do të të harrojmë kurrë, shok i dashur!
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka përkujtuar ish-policin Triumf Riza në ditën e vrasjes së tij, vrasje që kishte tronditur Kosovën.
Në shkrimin e tij, Krasniqi ka shkruar se përkundër që kanë kaluar 17 vite nga vrasja e Rizës, “dhembja njdehet po aq freskët, si në ditën kur e humbëm atë”.
Tutje, Krasniqi ka shkruar se mungesa e Rizës është plagë që nuk shërohet kurrë.
“Mungesa e tij është një plagë që nuk shërohet kurrë, veçanërisht për familjen e tij, e cila vazhdon të mbajë peshën e kësaj humbjeje. Drejtësia, fatkeqësisht, ende nuk ka sjellë përmbylljen që ne të gjithë e kërkojmë me insistim” – ka shkruar ai.