Krasniqi përkujton TMK-në: Burrat dhe gratë me uniforma kanë qenë dhe janë krenaria jonë - NACIONALE

Krasniqi përkujton TMK-në: Burrat dhe gratë me uniforma kanë qenë dhe janë krenaria jonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat kanë qenë pararendëse te Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në 25-vjetorin e transformimit të TMK-së në FSK, Krasniqi ka përmendur edhe UÇK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se burrat dhe gratë me uniforma kanë qenë dhe janë krenaria e Kosovës.

“Nga tri shkronjat e arta të UÇK-së, që bartën luftëtarët e lirisë në zemrën e tyre gjatë periudhës së luftës, në TMK pas saj, e deri sot te tri shkronja të tjera, të arta poashtu, FSK, burrat dhe gratë me uniforma të Kosovës kanë qenë dhe janë krenaria jonë.”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme