Krasniqi përkujton 100 vjetorin e rënies heroike të Azem Galicës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në faqen e tij zyrtare ka përkujtuar rënjen para 100 vitev të Azem Bejtë Galicës.
Krasniqi tha se edhe pse Azem Bejta nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaritë e Azemit tejkaluan moshën e tij të re.
“Duke mos dashur që as i vdekur të bie në duart e çetnikëve serbë, Azemi e kishte lënë amanet që të varroset në një vend sekret, të cilin do t’ia plotësonin pas rënies, gruaja e tij Shota dhe bashkëluftëtarët e tij, duke e varrosur në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra të thellë. Për 47 vite trupi i heroit tonë do të pushonte aty, deri në rikthimin e tij në fshatin e lindjes, në Galicë”, shkruan Krasniqi.