Krasniqi: Për me ua fal borxhet kompanive të ujit shteti ka pare, a për me mbrojt UÇK-në s`ka - NACIONALE

Krasniqi: Për me ua fal borxhet kompanive të ujit shteti ka pare, a për me mbrojt UÇK-në s`ka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së Frashër Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për standarde të dyfishta.

Në një vide të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se zyrtarët shtetëror thoshin se shteti nuk ka para për të pagua më shumë për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së.

Kur ish puna me pagu avokatët për me e mbrojt UÇK-në, po e dini se Hashim Thaçi e ka humbur njërin prej avokatëve në mungesë të fondeve, shteti i Kosovës dhe këta militantat e VV-së thanë se s`ka buxhet shteti. Jemi duke folur disa miliona që janë të nevojshme për me e mbrojt UÇK-në”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thëë se shteti i Kosovës tani po ka para për të ia falur borxhet kompanieve të ujit.

E këqyren tash çka kanë ba, me këto kompanitë milionëshe të ujit. Dhjetëra miliona ua falen, tash paska pare shteti me ua fal, a për me mbrojt UÇK-në nuk po ka pare shteti”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme