Krasniqi për Epopenë: Fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari morën kuptimin e vërtetë - NACIONALE

Krasniqi për Epopenë: Fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari morën kuptimin e vërtetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar për Epopenë e UÇK-së. Sipas tij, me datë 5, 6 dhe 7 mars të vitit 199, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë.

E plotë:

Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari!

Heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë.

Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës.

Nderime përjetësisht!

Lajme të ngjashme