Krasniqi për emërimin e burrit të Haxhiut si këshilltar: Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për Klankosova.tv ka komentuar emërimin e Alban Krasnqiit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si këshilltar i jashtëm politik.
Ai tha se Alban Krasniqi është emëruar si këshilltar i cili nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit.
“Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin tim. Ai nuk paguhet nga buxheti i shtetit, është pro bono (për të mirën publike)”, është shprehur Krasniqi.
Me datën 5 të këtij muaji, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në krye me ministrin Elbert Krasniqi ka emëruar Krasniqin si këshilltar të jashtëm politik.
Nacionale ka siguruar vendimin e kësaj ministrie, vendim ky i cili ka vulën e ministrit Krasniqi.
Mandati i të emëruarit në pikën 1 të këtij vendimi, fillon me datë 5 gusht dhe zgjatë deri kur pushon mandate i Ministrit, përkatësisht derisa të mos merret ndonjë vendim tjetër.
Në këtë vendim thuhet se i emëruari nga pika 1 e këtij vendimi conform nenit 25, pika 7 e Rregullores NR. 02/2021, nuk paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk shkakton shpenzime për Buxhetin e Kosovës. Të ardhurat mund të sigurohen përmes donatorëvë të ndryshëm të jashtëm të cilët mund të ofrojnë përkrahje të tillë conform legjislacionit në fuqi.
