Krasniqi pas riorganizimit të Kryesisë: PDK-ja është bashkë, PDK-ja po rikthehet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar për mbështetjen që i ka dhënë sot kryesia e re e partisë kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka vlerësuar se PDK-ja është e bashkuar dhe është gati për zgjedhje të reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se PDK-ja po rikthehet.
“Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, votuam Kryesinë e Re dhe i dhamë mbështetjen e plotë kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. PDK është bashkë - PDK është gati – PDK po rikthehet! Për Kosovën! Për Qytetarët! Për të ardhmen tonë të sigurt!”, ka shkruar Krasniqi.