Krasniqi pas deklaratës së Kurtit për diasporën: Është ekspert për ta përmbysur logjikën e realitetit - NACIONALE

Krasniqi pas deklaratës së Kurtit për diasporën: Është ekspert për ta përmbysur logjikën e realitetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas një deklarate të këtij të fundit rreth diasporës.

Krasniqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti është ekspert për ta përmbysur logjikën e relaitetit.

“Kurti pretendon që ua lehtësoi punësimin edhe diasporës nëpër vendet ku jetojnë” (Nacionale, 26 shkurt 2025) Koment: sidomos në shtetet e BE-së, të cilat e kanë futur Kosovën nën sanksione, ndihma e qeverisë ka qenë e madhe. Çfarë logjike ka të thuash se ua ke përmirësuar pozitën, nëse atdheun nga vijnë ua ke futur nën sanksione? Më shumë gjasë ka që i ke bërë të shihen si “dele e zezë”, se sa të favorizuar. Ama Kurti definitivisht është ekspert për ta përmbys logjikën e realitetit” – ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë përmendi disa prej marrëveshjeve për konvertimin e patentë shoferëve, duke i paraqitur këto si arritje të MPJ-së e MPB-së. Më pas, ai shtoi se “kjo ua ka lehtësuar qasjen në tregun e punës” mërgimtarëve.

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë edhe ne, MPJ dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin dhe përmirësimin, digjitalizimin e shërbiemve për bashkëatdhetarëve.

Një prej lehtësimeve më të mëdha, është njohja e patent shoferëve të Kosovës nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveç se ulë shpenzime dhe kursen kohën, mundëson integrimin më të shpejt në tregun e punës. Fillimisht Gjermania njohu patent-shoferët tanë, rreth 30 mijë bashkëatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët përmes kësaj marrëveshje.

Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë, nga muaji i ardhshëm hyn në ndryshim rregullorja për patent shoferë në Austri, që lehtëson procedurën e konvertimit…” - tha ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme