Krasniqi: Opozitës më shumë i konvenon nëse Qeveria Kurti e çon mandatin deri në fund - NACIONALE

Krasniqi: Opozitës më shumë i konvenon nëse Qeveria Kurti e çon mandatin deri në fund

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se më e favorshme për opozitën është që Qeveria Kurti të çojë mandatin deri në fund.

Në këtë mënyrë, sipas Krasniqit, Qeveria Kurti në zgjedhje do të përballej me dështimet e saj.

“Rexhaj: Zgjedhjet nuk mund të bëhen kur ka dëshirë opozita, do ta çojmë mandati deri në fund” (Nacionale) Koment: Opozitës më shumë i konvenon nëse qeveria Kurti e çon mandatin deri në fund dhe brenda atij mandati e themelon Asociacionin. Në atë rast, LVV në fushatë do të ishte në pozitë të pafavorshme, pa rezultate në zhvillim ekonomik, me një varg premtimesh të shkelura dhe me barrën e fajit për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme