Krasniqi ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese për të gjithë ata që e njohën - NACIONALE

Krasniqi ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese për të gjithë ata që e njohën

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka shpërndarë një telegram ngushëllimi, të dërguar nga Jakup Krasniqi nga Haga, pas vdekjes së Rexhep Qosjes.

Krasniqi ka thënë se jeta dhe vepra e Qosjes do të mbesin dritë udhërrëfyese dhe kujtim për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

“Të nderuar familjarë të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, z. Rexhep Qosja,

Të nderuar shqiptarë,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira!

Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit!

Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt!

Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në telegram.

Lajme të ngjashme