Krasniqi: Neni 6 i planit franko-gjerman, e afirmon Ballkanin e Hapur
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar lidhur me planin evropian për të cilin u dakorduan Kurti e Vuçiq në Bruksel.
Krasniqi ka shkruar se neni 6 i këtij plani, e afirmon konceptin e Ballkanit të Hapur. Madje sipas tij, krijon lidhje speciale mes Kosovës e Serbisë.
POSTIMI:
Neni 6 i planit franko-gjerman e afirmon konceptin e “Ballkanit të Hapur.” Ja çka shkruan: “ Palët bien dakord të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, marrëdhënieve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe fushave të tjera të ngjashme nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.” Bile shkon edhe përtej “Ballkanit të Hapur”, deri te një lidhje speciale e Kosovës me Serbinë “nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.” Duket e pabesueshme, por kjo është e vërteta. Kjo marrëveshje e rikthen Kosovën në një bashkëpunim varësie nga Serbia. Kush nuk e kupton këtë gjë, nuk kupton kurrgjë.