Krasniqi në protestën për mbrojtjen e grave: Shteti duhet të reagojë për të rritur ndërgjegjësimin - NACIONALE

Krasniqi në protestën për mbrojtjen e grave: Shteti duhet të reagojë për të rritur ndërgjegjësimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në protestën për mbrojtje e grave, e cila është organizuar pas dhunimit të 11-vjeçares.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shteti, urgjentisht dhe me vendosmëri duhet që të reagoj në të gjitha instancat për të rritur ndërgjegjësimin dhe për garantuar drejtësinë për vajzat dhe gratë.

Edukim. Parandalim. Siguri. Drejtësi! Këto ditë, të gjithë jemi të shokuar nga rasti makabër i dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë. Dhe, për më keq, ky nuk është një rast i izoluar i dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Prandaj, shteti, urgjentisht dhe me vendosmëri, duhet që të reagoj në të gjitha instancat për të rritur ndërgjegjësimin, për të përmirësuar edukimin, krijuar sigurinë dhe garantuar drejtësinë për vajzat dhe gratë. Të veprohet sot, që të dërgohet mesazh i qartë tek të gjithë dhunuesit, se shteti, por edhe shoqëria, do të mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme